Informatat e Koalicionit K10
Koalicioni K10 është krijuar si rrjetëzim i disa OJQ-ve që veprojnë në fushën e shëndetit riprodhues dhe seksual. Qëllimi kryesor i këtij koalicioni është që përmes organizatave të anëtarësuara dhe aktiviteteve të tyre të arrijë rezultate dhe përmirësime në fushën e shëndetit riprodhues dhe seksual në Kosovë.
Shëndeti seksual dhe riprodhues
Shëndeti seksual është një gjendje e mirëqenies fizike, emocionale, mendore dhe sociale në lidhje me seksualitetin. Kjo kërkon një qasje pozitive dhe respektuese ndaj seksualitetit dhe marrëdhënieve seksuale, si dhe mundësinë për të pasur përvoja seksuale të sigurta dhe të këndshme, pa detyrim, diskriminim dhe dhunë.


Edukimi Seksual
Programi i edukimit gjithëpërfshirës për shëndetin seksual dhe riprodhues, bazohet në kurrikulën e përshtatur sipas standardeve ndërkombëtare. Programi i edukimit seksual gjithëpërfshirës është i bazuar në të drejtat e njeriut dhe i përshtatshëm për moshën dhe nivelin e zhvillimit të nxënësve.
Na Kontaktoni
Tel: +383 44 123 456
Adresa: Rr. Agim Ramadani, Prishtinë
Email: info@k10.org
Buletini ynë
Abonohu për të marrë lajmet dhe informacionet më të fundit.