Rreth Nesh
Informatat e Koalicionit K10 për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese

Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues. Ky koalicion është përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.
Sipas UNFPA-së, problemet me shëndetin riprodhues janë shkaku kryesor i shëndetit të dobët dhe vdekjes së grave që bartin fëmijë. Gratë e varfëra, sidomos ato që jetojnë në vendet në zhvillim, vuajnë më shumë nga shtatzënitë e padëshiruara, vdekja dhe dëmtimet gjatë lindjes, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, dhuna gjinore dhe probleme tjera në lidhje me sistemin riprodhues dhe sjellja seksuale.
Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.
Në realizimin e objektivës, K10 do të angazhohet në:
Dialogu Social
Zhvillimin e një dialogu të gjerë social në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat nga shëndeti seksual dhe riprodhues
Rritja e Vetëdijes
Zbatimin e aktiviteteve për rritjen e vetëdijes në lidhje me shëndetin riprodhues
Monitorimi
Monitorimin e zbatimit të politikave dhe legjislacionit për avancimin e të drejtave për shëndetin seksual dhe riprodhues
Avokimi
Avokimin në lidhje me ndryshimet ligjore dhe politikat publike nga ana e institucioneve përkatëse, në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues
Asistenca Institucionale
Ofrimin e asistencës për institucionet publike në zbatimin dhe draftimin e strategjive në fushën e shëndet riprodhues
Financimi
Avokimin për linja të veçanta buxhetore në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues
Anëtarët e Koalicionit
Koalicioni përbëhet nga dhjetë organizata jo-qeveritare që veprojnë në fushën e shëndetit riprodhues dhe seksual

Organizatë joqeveritare që merret me promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e shëndetit të adoleshentëve, si dhe mbështetjen sociale dhe psikologjike për adoleshentë.

Organizatë Jo-Qeveritare që promovon kulturën, artet dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut dhe duke e përdorur teatrin si mje i mjet për të promovuar diversitetin dhe ndryshimet sociale.

Rrjeti i Edukatorëve Bashkmoshatar (PEN) është organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve/rejave që të veprojnë si agjentë/e të ndryshimit shoqëror.

PRAK është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike që synon arritjen e një sistemi të kujdesit shëndetësor me »pacientin në qendër.

Organizatë Joqeveritare jo-fitimprurëse e cila ka për qëllim të përmirësoj gjendjen shëndetësore dhe të mirëqenies për popullsinë.

YMCA është organizata më e vjetër dhe më e madhe në botë, duke përfshirë 120 vende me 65 milion anëtarë. YMCA në Kosovë përqendrohet në punën me të rinjtë si dhe aktivitete të ndryshme në komunitetet lokale.
Sëmundjet dhe Rreziqet
Informatat dhe artikujt më të fundit lidhur me sëmundjet dhe rreziqet për shëndetin seksual dhe riprodhues

I tërë procesi i planifikimit të platformës është përkrahur me ndihmën e donacionit të Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe K10 i është falënderues donatorit.
Programet e UNFPA-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë shëndetin seksual dhe riprodhues, të promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e adoleshentëve dhe të forcojnë analizat e bazuara në dëshmi mbi dinamikat e popullsisë.
Këto përpjekje përfshijnë rritjen e qasjes dhe përdorimin e kujdesit shëndetësor të integruar seksual dhe riprodhues, promovimin e edukimit gjithëpërfshirës seksual dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të bazuara në të drejtat.