K10 Logo
Cfarë është kanceri i qafës së mitrës?

Cfarë është kanceri i qafës së mitrës?

Koalicioni K10

Pothuajse të gjitha rastet e kancerit të qafës së mitrës (99%) janë të lidhura me infeksionin me papillomavirus (HPV), një virus jashtëzakonisht i zakonshëm që transmetohet përmes kontaktit seksual.

Megjithëse shumica e infeksioneve me HPV zgjidhen spontanisht dhe nuk shkaktojnë simptoma, infeksioni i vazhdueshëm mund të shkaktojë kancer të qafës së mitrës tek gratë.Kanceri i qafës së mitrës është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë. Në vitin 2018, rreth 570,000 gra u diagnostikuan me kancer të qafës së mitrës në mbarë botën dhe rreth 311,000 gra vdiqën nga kjo sëmundje.Qasjet efektive primare (vaksinimi HPV) dhe parandalimi dytësor kryerja e Pap Testit me rregull, (skriningu dhe trajtimi me kohë) do të parandalojnë shumicën e rasteve të kancerit të qafës së mitrës. #CervicalCancerAwareness

![]()