
SA SHPESH DUHET TA BËNI PAP TESTIN
Kur duhet të filloni me PAP test dhe sa shpesh duhet ta bëni?
PAP testin duhet ta kryejnë të gjitha gratë prej moshës 21 vjeçare, çdo 3-5 vite. Mund të filloni edhe më herët nëse jeni seksualisht aktive.
Kur mund të ndërpreni marrjen e PAP testit?
Si mund të ndihmoni në zvogëlimin e rrezikut për kancer të qafës së mitrës?
Nëse keni mundësi vaksinohuni kundër HPV nga mosha 11-12 vjeç (nuk është në dispozicion në Republikën e Kosovës) Kryeni rregullisht PAP testin ose edhe HPV testin Mos e përdorni duhanin Hani ushqim të shëndetshëm dhe të pasur me pemë dhe perime Shmangni partnerë të shumtë seksual Përdorni kondom gjatë marrëdhënieve të pasigurta (mbrojtje nga infeksionet seksualisht të transmetueshme).
Çdo grua duhet ta dijë:
Testimi i rregullt me PAP test dhe vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.
Programi i Skriningut CervikalNe Komunën e Prishtinës tani ofrohet si sherbim i rregullte Pap testi për gratë e moshës 21-65 vjeç.
Ky program do të mundësojë ngritjen e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës mbështetur dhe zhvilluar nga:Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Prishtinës Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit Qendra e Mirëqenies së Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë Instituti i Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike - IKSHPK Organizata ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmije” Organizata Botërore e Shëndetësisë - OBSh Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA
Ku mund ta bëni Pap testin?
Qendra Kryesore e MjekësiseFamiljare – te Qafa numri kontaktues 038 248 934
Qendra e Mjekesisë Familjare nr 5 -Ulpianë
numri kontaktues 038 542 705
Qendra e Mjekesisë Familjare nr 6 -Kodra e diellit, numri kontaktues 038 553 844