
Team Building trajnim për anëtarët e K10x
Koalicioni K10
Team Building Trajnim për Anëtarët e K10
Në kuadër të programit të Koalicionit K10 u organizua trajnim për anëtaret e K10 me temën: Team Building me facilitues Granit Tërnava.Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin organizata anëtare të Koalicionit K10 si Action for Mothers and Children, KOPF - Kosova Population Foundation , Qendra për Këshillim dhe Shërbime Sociale dhe Hulumtime- SIT - Center for Counseling, Social Services and Research, Artpolis - Art and Community, YMCA in Kosovo dhe Balkan Sunflowers Kosova.Koalicioni K10 përmes aktivitetetve të veta angazhohet për të forcuar punën dhe përpjekjet e OJQ-ve antëtare për të avokuar në përmirësimin e politikave publike duke influencuar dhe ndryshuar kornizën gjenerale të shëndetit seksual dhe të drejtat riprodhuese, pastaj edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre riprodhuese dhe ndryshimit të politikave në favor të edukimit shëndetësor të popullatës duke filluar nga gjeneratat e reja. Koalicioni K10 mbështetet nga Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Kosovo.

