
Trajnim i organizatave të K10: Strategjia avokuese mbi shëndetin seksual dhe të drejtat rirpodhuese
Koalicioni K10

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin organizata anëtare të Koalicionit K10 si Aksioni për Nëna dhe Fëmijë - Action for Mothers and Children, lFondi Kosovar për Popullesi - KOPF - Kosova Population Foundation, Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatare - PEN - Peer Educators Network, Rrjeti i Grave të Kosovës - Kosova Women's Network dhe YMCA Lëvizje.Koalicioni K10 përmes aktivitetetve të veta angazhohet për të forcuar punën dhe përpjekjet e OJQ-ve antëtare për të avokuar në përmirësimin e politikave publike duke influencuar dhe ndryshuar kornizën gjenerale të shëndetit seksual dhe të drejtat riprodhuese, pastaj edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre riprodhuese dhe ndryshimit të politikave në favor të edukimit shëndetësor të popullatës duke filluar nga gjeneratat e reja. Koalicioni K10 mbështetet nga Fondi per Popullësi i Kombeve të Bashkuara - UNFPA Kosovo
