
ORGANIZOHET SALLONI I KATËRT I DISKUTIMIT “EDUKIMI SEKSUAL GJITHËPËRFSHIRËS”
Ky diskutim pati për qëllim t’u mësojë të rinjve aftësitë për të marrë vendime të përgjegjshme në lidhje me seksualitetin e tyre, duke përfshirë edhe metodat se si të shmangin dhunën verbale, fizike dhe seksuale. Në anën tjetër paneli adresoi çështjet gjinore dhe të drejtat e njeriut dhe për të promovuar marrëdhënie të respektueshme dhe jo të dhunshme, pasojat dhe rreziqet e mos edukimit të rinisë për seksualitetin si dhe rëndësinë e edukimit seksual gjithëpërfshirës në kurrikulat mësimore.
Panelistë në këtë diskutim ishin: Dr. Ilir Begolli - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik z. Rifat Batusha - Fondi Kosovar për popullësi dhe Dr. Vjollca Zeqiri - QKMF
Koalicioni K10 organizoi trajnimin për Identifikimin e Burimeve Financiare dhe Menaxhimin e bazuar në Rezultate (RBM)
Koalicioni K10 organizoi trajnimin “Të drejtat e pacientëve në Shëndetin Seksual Riprodhues” ku u diskutuan të drejtat e njeriut në kujdesin shëndetësor dhe perspektiva e Ministrisë së Shëndetësisë në adresimin e këtyre të drejtave.