K10 Logo
SALLONI I PESTË I DISKUTIMIT "PLANIFIKIMI FAMILJAR"

SALLONI I PESTË I DISKUTIMIT "PLANIFIKIMI FAMILJAR"

Koalicioni K10

Paneli i hapur i diskutimit “Planifikimi Familjar” zgjoi kureshtjen e të rinjve, sidomos studentëve të Universitetit të Prishtinës.
Panelistet e këtij salloni, dhanë mendimet e tyre nga perspektivat e ndryshme, të sociologes, mjekes familjare dhe udhëheqëses së divizionit për shëndetin e nënës dhe fëmijës nga Ministria e Shëndetësisë, duke nxitur kështu edhe pyetje interesante nga pjesëmarrësit.


Përveç planifikimit familjar, metodave të mbrojtjes dhe rreziqeve që mund të shkaktohen nëse nuk ka planifikim adekuat, pjesëmarrësit u interesuan shumë edhe për çështjen e abortit në Kosovë, si nga ana ligjore por edhe mjekësore.
Koalicioni K10, i përbërë nga dhjetë organizata, mundësohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndet dhe të Drejtat Riprodhuese, United Nations Population Fund Kosovo.